Policia italiane ka arrestuar një shqiptar i cili është përpjekur t’i shpëtoj dënimit me 7 vite burg. Mediat italiane shprehen se shqiptari u rikthye në Shqipëri dhe ndryshoi emrin, për të bërë të mundur rikthimin në Itali pa qenë e nevojshme të kryej dënimin.

Mandatet e arrestit ishin lëshuar nga magjistratët e Fierencës për dhunë në familje dhe vjedhje.

Mbrëmjen e djeshme, shqiptari ndodhej në tregun e San Lorenzo-s në Firence, pasi u kap nga policia gjatë një kontrolli rutinë. 48-vjeçari, edhe pse i dha informacione rreth vetes autoriteteve italiane për t’i shmangur ata, u shfaq i dyshimtë dhe kështu policia vendosi të bëjë një kontroll më të imtësishëm.Intuita e policëve nuk gënjeu, dhe policia zbuloi çdo gjë në lidhje me 48-vjeçarin dhe përpjekjes së tij për t’i shpëtuar burgut.