Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i ka dërguar një paralajmërim të fundit SHBA-së të tërhiqet nga Manbij në Siri, duke i kujtuar se qëllimi i forcave turke është kthimi i qytetit tek pronarët e saj të vërtetë.
Teksa ka folur në një takim të partisë së tij, Erdogan tha se asnjë vend dhe institucion nuk duhet të dyshojë në fuqinë dhe vendosmërinë e Turqisë.
“Tashmë asnjë vend, asnjë institucion nuk do të mund të dyshojë në fuqinë dhe vendosmërinë e Turqisë”, është shprehur presidenti turk.
Madje Erdogan nuk ka kursyer ironitë ndaj SHBA-së, duke i kujtuar asaj, operacionet dhe angazhimet me forca në Avganistan.
“Ku jeni me operacionet ne Afganistan, keni 18 vjet”, ironizoi Erdogan.
Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook