Moti i keq me erëra të fuqishme dhe det i trazuar kanë bërë që lundrimi në Vlorë të jetë i mbyllur edhe për këtë të dielë.

Mësohet se, si pasojë e motit të keq dhe dallgëzimit në det, 5 varka të vogla peshkimi janë përmbytur, konkretisht në zonën e plazhit ku qëndrojnë si zakonisht.

Nga parashikimet e bëra mësohet se gjendja do të vijojë të jetë e tillë edhe në ditët në vijim.