Është rikthyer moti i keq me erëra të forta dhe reshje dëbore në vendin tonë.

Mësohet se bora ka zbardhur qytetet veriore të Shqipërisë por jo vetëm.

Dëbora ka prekur gjithashtu zonat malore por gjithashtu edhe juglindjen e vendit. Dibra, Korça, Puka Tirana e Durrësi janë zgjuar sot me reshje dëbora qysh në orët e para të mëngjesit.

Nga erërat e forta gjatë natës raportohet për dëmtime të rrjetit elektrik, ku qyteti më i prekur nga ky dëmtim është Puka, ku një çati e një banese pranë nëstacionit elektrik është rrëzuar e për pasojë është ndërprerë dhe furnizimi me enrgji elektrike në të gjithë qytetin.

Ndërkohë probleme raportohet të ketë pasur gjithashtu edhe në qytetin e Lezhës, dhe Krujës.