Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka qenë i ftuar mbrëmjen e së shtunës në emisionin “Xing me Ermalin”.

Ermal Mamaqi i ka bërë publike letrën që ai i ka dërguar Babagjyshit, duke e lexuar në emision.

“I dashur Babagjysh gjatë vitit që po lëmë pas kam qenë vërtet djalë i mirë. Nëse nuk më beson mund të lexosh komentet tek faqja ime e Facebook-ut. Doja të të thoja që ti mund të jesh babagjysh sa të duash, ta kesh slitën shumë luksoze, por o njish po parkove keq slitës tënde do i afrohen vetëm policët e Bashkisë dhe jo pjeshkat e Bllokut. Edhe drerët e tu do sekuestrohen nga Bashkia. Kur të sjellësh dhuratat mos harro kuptonin tatimor”, shkruan Veliaj në letrën dërguar Babagjyshit.

Në përfundim të letrës, Veliaj i ka kërkuar Babagjyshit që të bëjnë një foto nga Sheshi Skënderbej.

“Kalo o burrë i dheut bëjmë i foto andej nga sheshi Skënderbej. Edhe ti fiton famë, edhe Tirana fiton gjithashtu”, përfundon letra.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook