Ka qenë një ditë si gjithë të tjerat kur kryebashkiaku Erion Veliaj ka postuar në “Facebook” një foto ku duken disa kanione të mrekullueshme me një mbishkrim si: “Mirëmëngjes Tirana”.

Por jo të gjithë e besuan këtë foto dhe përveç atyre që komentuan për të ditur ku ndodhej ose sa e mrekullueshme ishte pamja ishin edhe ata komentues që vendosën ta nxirrnin bllof Veliajn duke postuar në komente foton e vërtetë sipas tyre, që nuk ndodhej as në Tiranë, as në ndonjë qark të shqiprisë por në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tek Kings Canyon quhet vendi.

A janë këto kanionet e Shëngjergjit apo fotoja është marrë prej interneti dhe është hedhur si e tillë gjithësesi ngjashmëria është e madhe dhe sikur ta marrësh me pika gjithçka duket e njëjtë që nga guri në fillim të fotos dhe deri tek qielli në fund. Dyshimet bëhen më të forta pasi Erion Veliaj e ka fshirë edhe postimin nga faqja e tij në “Facebook”.