Pas përplasjes Paloka-Rama gjatë seancës plenare në sallën e Kuvendit ka reaguar dhe Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Vekiaj, i cili veprimin e deputetit Paloka e cilësoi të turpshëm.

Nëpërmjet një postimi në Twitter Veliaj shkroi se  “Neandertalët e SHQUP” po shkatërrojnë dhe po përdhosin çdo vlerë shqiptari”.

“Kur thosha ‘parti shpellare’ gjithë portalet gjobëvënëse vrapuan ta përdridhnin se kinse ishte për miletin. Jo or jo, për këta e kam, sot e gjithmonë, neandertalët e SHQUP, mavri me bojë që i nxorën bojën këtij vendi me dhunë, shkatërrim e përdhosje të çdo vlerë shqiptari! Turp”.