Brenda një kohe të shkurtër, ajo është kthyer në një nga personazhet më të komentuar të showbizz-it shqiptar.

Publikimi i fotove provokuese në Instagram, i ka dhënë një vëmendje të madhe nga publiku modeles Kejvina Kthella.

Duke vijuar me postimin e fotove provokuese, ditën e sotme Kejvina ka pozuar e veshur me bikini të kuqe, ku shfaqet mjaft joshëse.

“Më vendos në listën e dëshirave”, shkruan ajo bashkangjitur fotos, por sigurisht që nuk mund të mungonte komenti i Ermal Mamaqit i cili shkroi:”Hallall, puno ne ktej nga Babruja”.

Ky koment e ka bërë për të qeshur Kejvinën e cila ia ktheu me një emoji që qesh me lot dhe një tjetër që tregon “majën”.