Kryeministri Rama ishte i ftuar në emisionin e Ermal Mamaqit, mbrëmjen e djeshme. Përmes një loje, ku kryeministri dhe Ermali, ndërruan rolet, kryeministri e pyet Ermalin pse i largoi ministrat. 

Dhe pasi Ermali u përgjigj, Rama i tha që përgjigja ishte e saktë.

“I largove ministrat që kishin 5 vite në detyrë, po ti vetë që ke 6 vite?”, e pyeti Ermali kryeministrin Edi Rama mbrëmjen e djeshme. Pasi heshti për një moment, kryeministri mori rolin e moderatorit dhe i bëri Ermalit të njëjtën pyetje.

“Unë shpeshherë i marr vendimet pa e menduar shumë gjatë. I hoqa njëherë që të qetësohet populli, që të bëj një ndryshim dhe pastaj do shoh e do bëj”, u përgjigj Ermali.

“Dhe përgjigjen e saktë”, i tha kryeministri Rama.