Në Stamboll po proçedohet penalisht mbi një grup hakerash të cilët kanë hakuar në rrjete sociale 58 persona VIP në Shqipëri duke i shantazhuar ata, për ti marrë shuma të majme parash. 

Dyshohet se pjesë e këtij grupi, ka qenë dhe aktori i famshem turk Engin Altan Duzyatan, i njohur ndryshe me emrin “Ertugrul” në filmin serial turk më të njëjtin emër,i cili u bë shumë i dashur për Shqiptarët.

Ai është marrë me forcë nga forcat e rendit në Stamboll për të dhënë dëshminë në seancën gjyqësore, kjo pasi gjykata kishte nxjerrë urdhër për paraqitjen e tij një muaj më parë dhe aktori turk nuk ishte paraqitur.