Pak para nisjes së protestës masive në kryeqytet e paralajmëruar dhe organizuar nga opozita, deputeti i PD Ervin Salianji përmes një postimi në facebook shprehu se policia po i bashkohet protestës masive.

Ndër të tjera Salianji shkruan se efektivët epolicisë po i nkurjajonë protestuesit të reagojnë edhe për ta, teksa shton se  drejtuesit politike të Ministrisë së Brendshme kanë zgjedhur t’i shërbejnë verbërisht krimit dhe padronëve, ndërsa  policët e thjeshtë kanë zgjedhur anen e qytetareve.

Postimi i plotë i Ervin Salianjit

E pangjarë, protestes më masive qytetare po i bashkohet edhe policia!
Policia po bashkohet me qytetarët!
Thirrjeve politikë të Ministrit dhe KM policia po i përgjigjet me mosveprim dhe me ndihmê ndaj protestuesve!
Ende pa filluar, protesta i dha efektet e para!
Policët që janë nxjerrë në rrugë për të kontrolluar protestuesit po inkurajojnë protestuesit të reagojnë edhe për ta, vetë efektivet duan ti bashkohen protestës së qytetarëve!
Ndërkohë që drejtuesit politike te Ministrisë së Brendshme kanë zgjedhur ti shërbejnë verbërisht krimit dhe padronëve policët e thjeshtë kanë zgjedhur anen e qutetareve, sepse njesoj si qytetarët e tjerë efektivët paguhen keq dhe trajtohen edhe me keq duke qënë mes zjarrit të krimit dhe tradhëtisë së eprorëve politike!
Sot në 11, të gjithë në Bulevard, eja edhe ti, në këmbë për Shqipërinë