Ervin Salianji, ish-deputeti i Partisë Demokratike i cili u akuzua për kallëzim të rremë dhe u mor i pandehur për dosjen “Xhafaj-Babale”, publikoi sot një bisedë me drejtorin e policisë në Fier.

Bëhet fjalë për një një bisedë audio mes dy personave që sipas Salianjit, janë drejtori i Policisë së Fierit dhe ai që e quan “dëshmitar të fabrikuar të qeverisë”, Fredi Alizoti.

Komunikimi mes tyre është zhvilluar më 08.06 2018, pasi Alizoti ka dhënë dëshminë e rreme, siç thotë Salianji. Biseda mes të tyre zhvillohet me tone të ashpra e të shara, aq sa ish-deputeti e cilëson “komunikim +18”.

“Piovra. Episodi 1.Në pafundësinë e komunikimeve mes zyrtarëve të policisë dhe deshmitarit të sajuar për Xhafajgate!Komunikimi ne 00:30 të natës mes drejtorit të policisë Fier dhe Alizotit pasi ka dhënë dëshminê e sajuar! Përgjimi është zyrtar i Prokurorisë, komunikim +18”,– shkruan ai.