Kartela shëndetësore, e cila tregonte kryeministrin Rama me probleme mendore ka përfunduar në faqe të parë të një gazete greke.

Artikulli kryesor i gazetës greke “DimokratiaNews”, hapet me shkrimin: “Edi Rama i çmendur me kartelë”.

Media greke i referohet gazetave shqiptare, duke e pasqyruar kryeministrin shqiptar si një person agresiv, i cili ka shfaqur sjellje anti-sociale, jo vetëm në mjedisin shoqëror por dhe në atë familjar, duke goditur bashkëshorten e tij.

Kujtojmë që pak ditë më parë në disa portale dhe gazeta u publikua një kartelë mjekësore, e pretenduar se i përket kryeministrit Rama, që daton në vitin 1982, e lëshuar nga Spitali i Neuorkirurgjisë nr.5 në Tiranë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook