Në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, njëherësh nënkryetar i Këshilli u shpreh se Shqipëria ndodhet në një moment kyc të udhëtimit të saj integrues, ndërsa u shpreh optimist në vendimin e 18 tetorit. Basha u tërhoqi vëmendjen institucioneve anëtare të cilat nuk morën pjesë në këtë mbledhje e cila shënon të parën për nisjen e sesionit të ri politik.

“Shqipëria ndodhet në një moment kyc të udhëtimit të saj integrues, nuk dua t’i fsheh pritshmëritë pozitive mbi vendimin e 18 tetorit. Shqipëria e Maqedonia e Veriut e meritojnë tërësisht. Secilit prej nesh i shton përgjegjësit për të qenë më të përgjegjshëm. Doja të thoja që duke hedhur sytë mbi punën gjatë këtij viti kemi patur vëmendje të shtuar sa i përket forcimit të kapaciteteve.

Në këtë kuptim do të doja t’i tërheq vëmendjen institucioneve anëtare të këtij këshilli e sot mungojnë. Është e patolerueshme. Fakti që ka institucione këtu dhe mungojnë, nuk kanë dërguar një përfaqësues të tyre e bëjnë më të rëndësishëm rritjen e masave monitoruese. Kemi diskutuar me znj. Hajdari dhe sic është bërë publike Kuvendi do të shqyrtojë një rezolutë lidhur me procesin e bisedimeve për anëtarësim është e domosdoshme që secili prej nesh politikan ose jo të jetë i angazhuar, lidhur me rrugën e fillimit të bisedimeve.

Në këshill në javët në vijim këshilli do mblidhet më intensivisht. Edhe delegacionet e kuvendit në kuadër të diplomacisë duhet të konsultohen me qeverinë për të patur një qëndrim të përbashkët. Mezi pres që përtej fjalëve të rastit të kalojmë në punë të mirëfillta, Kuvendi ka rregullore të re parlamentare. Dhe konsultimi me shoqërinë civile e grupet e interesit janë pjesë e punës tonë, si institucioni bazë i zgjedhur nga populli. “ theksoi Balla.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar të Integrimit, mungonin përfaqësues nga Prokuroria e Përgjithshme si edhe deputetë të Kuvendit.