Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku ka bërë komentet e para për punën e saj në një intervistë për gazetarin Sokol Balla.

Ajo tha se gjatë karrierës së saj si prokurore në sistemin e drejtësisë është përballur shpesh me vështirësi, por tha se “nuk ka marrë asnjëherë kërcënime”

“Kam bërë me korrektesë punën time. Nuk jam ngatërruar në asnjë gjë dhe mund ta them se nuk kam pasur asnjëherë gjëra të tilla”, tha Marku.

Ndër të tjera, ajo konstatoi se “sistemin e drejtësisë e ka parë të degradojë vit pas viti”.

“Pas vitit 2009, por edhe më vonë pati një shkrehje të punës. Përflitej se do të kishte një reformë në drejtësi dhe kjo demotivoi prokurorët”, u shpreh Marku.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook