Pas rreth 4 orësh, tashmë po shkohet drejt mbylljes së protestës tek “Rruga e Kombit”.

Mësohet se është arritur një marrëveshje mes protestuesve dhe disa zyrtarëve por ende nuk dihen detaje.

Drejtori për rendin dhe sigurinë, si dhe Nëndrejtori i Policisë Gjovalin Loka, ka qenë pranë protestuesve e me sa duket ka ndikuar në arritjen e marrëveshjes.

Gjithashtu, mësohet se protestuesit po largohen dhe ka nisur lëvizja e makinave.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook