Ish-truproja e Sali Berishës, Izet Haxhia pritet të dalë nesër para gjykatës në Ankara, pasi ka dorëzuar më herët kërkesën për t’u njohur me kushtet e ekstradimit.

Mësohet se seanca pritet të zhvillohet mëngjesin e së martës, në orën 09:00.

Kërkesa e Haxhisë për t’u njohur me kushtet e ekstradimit, ka ardhur pas vetëdorëzimit të tij në policinë turke.

Lidhur me këtë seancë, avokati i tij shqiptar, Fran Dashi, është shprehur se në gjykatën turke ata kanë dorëzuar edhe vendimet shqiptare.

Ndërkaq, ai ka shtuar se në seancën e nesërme, do të paraqesin prova të reja për ekstradimin e Izet Haxhisë.

Pas diskutimit të provave, gjatë seancës së nesërme, gjykata turke pritet të vendosë për fatin e Izet Haxhisë, se kur do të ekstradohet në Shqipëri.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook