Etilda Gjonaj, Ministrja e Drejtësisë ka ndërmarrë masa disiplinore për 28 zyrtarë të degës doganore në Durrës.

28 zyrtarët janë konstatuar me shkelje gjatë inspektimit të bërë. Ministrja Gjonaj njoftoi gjithashtu se edhe kryetari i degës doganore në Durrës është pezulluar nga detyra.

Gjatë një deklarate për mediat Gjonaj tha se janë bërë vërejtje edhe për 5 specialistë të tjerë që sipas saj zbuluan se doganierët nuk respektonin rregullat e kontrollit teknik.