Janë luajtur ndeshjet e treta të Ligës së Europës në të 12 grupet e saj, plot 24 ndeshje të shpërndara kudo nëpër kontinent, ku u shënuan rezultate të befasishme. Lacio dhe Bazeli, ku aktivizohen Tomas Strakosha dhe Taulant Xhaka, kanë patur funde të ndryshe. Në Gllasgou, italianët janë dorëzuar në fund përballë Sëlltikut me dy gola të vendësve në një ndeshje ku Lacio zhvilloi një 90 minutësh të mirë dhe meritonte të paktën një pikë. Sëlltiku ngjitet në krye të grupit E me 7 pikë, ndjekin Kluzh me 4 dhe Lacio me 3.

Bazeli i Taulant Xhakës ka arritur një sukses të rëndësishëm në transfertën spanjolle, ku u përballën ndaj Getafes. Një ndeshje mjaft e tensinuar, e fituar 1-0 nga zviceranët, por që e kanë mbyllur me 9 kartonë të verdhë dhe një të kuq. Gjithsesi një sukses që i jep vendin e parë me 7 pikë në grupin C Bazelit, që lë pas pikërisht Getafen me 6 pikë.

Ja të gjitha rezultatet:

Grupi A
Karabag – APOEL Nikosia 2-2
Sevilja – Dudelanzh 3-0

Grupi B
Dinamo Kiev – Kopenhagen 1-1
Malmo – Lugano 3-1

Grupi C
Getafe – Bazel 1-0
Trabzonspor – Krasnodar 0-2

Grupi D
PSV – Lask 0-0
Sporting – Rozenborg 1-0

Grupi E
Sëlltik – Lacio 2-1
Renë – Kluzh 0-1

Grupi F

Arsenal – Gimaresh 3-2
Frankfurt – Standard 2-1

Grupi G
Porto – Rejnxhërs 1-1
Jang Bojs – Fejenord 2-0

Grupi H
CSKA Moskë – Ferencvarosh 0-1
Ludogorets – Espanjol 0-1

Grupi I
Gent – Volfsburg 2-2
Sënt Etien – Oleksandria 1-1

Grupi J
Bashaksehir – Volfsberger 1-0
Roma – Gladbah 1-1

Grupi K
Beshiktash – Braga 1-2
Bratislava – Ulvërhempton 1-2

Grupi L
Alkmar – Astana 6-0
Partizan – Mançester 0-1