Skënderbeu ka arritur të marrë një rezultat mjaft favorizues për kualifikimin më tej në turet eliminatore të Europa League duke barazuar në Kazakistan ndaj Kairat Almaty.

Korçarët kanë arritur të marrin një barazim 1-1 në takimin e parë të turit të dytë kualifikues të Ligës së Europës,

Duke parë lojën e zhvilluar në fushë mund të thuhet pa frikë se ekipi korçar e meritonte fitoren.

Skënderbeu u befasua që në fillim të ndeshjes, pasi në minutën e 9 pësuan gol, nga një aksion i vendasve, ku Gerard Gohuo ka mposhtur portierin Shehi me një goditje të saktë me të majtën.

Me avantazhin minimal të kazakëve mbyllet pjesa e parë, ku duhet theksuar se të besuarit e Ilir Dajës u munduan për të gjetur rrugën e rrjetës, por pa rezultat.

Në pjesën e dytë “ujqërit e dëborës” luajnë mirë dhe arrijnë të shënojnë në minutën ’72 të takimit me anë të Nimagës, i cili pas goditjes së Latifit që nuk shënjestroi siç duhej portën, arriti ta rikuperoj topin duke e çuar në rrjetë.

1-1 dhe kështu mbyllet ky takim me korçarët që mund të luajnë të qetë në ndeshjen e kthimit, pasi kanë marrë këtë rezultat mjaft premtues.