KINE

“FaceApp” ose ‘Trendi i plakjes’ ka pushtuar botën ditët e fundit. Ndërkohë, ky program u shoqërua me mjaft bujë, teksa qarkulluan lajme se bëhet fjalë për një apliakcion rus dhe se vjedh fotot.

Mirëpo, FaceApp përtej zhurmës ka bërë një mrekulli. Me anë të këtij aplikacioni është gjetur pas 18 vitesh një djalë në Kinë. Vogëlushi ishte rrëmbyer pranë kantierit ku puninte i ati kur ishte vetëm 3 vjeç.

Tashmë Yu Ëeifeng është 21 vjec dhe studion në Universitet. Policia arriti të përdorte teknologjinë për të parashikuar se si do të dukej ai tashmë i rritur. Kur e gjetën, ai refuzoi të besonte se ishte një fëmijë i rrëmbyer, por ADN-ja e konfirmoi.

“Nuk më mbetet gjë tjetër për të thënë vetëm që të falenderoj familjen që ka rritur djalin tim. Ne jemi prindërit biologjik por janë ata që e kanë bërë djalin që është ai sot. Që ditën e sotme djali im ka dy nëna’- ka thënë nëna biologjike e 21-vjecarit.