Facebook po planifikon të luftojë pornografinë e hakmarrjes, por kjo kërkon që ju të ngarkoni fotot tuaja nudo në platformë.

Rrjeti social po krijon një filtër dixhitale që gjurmon fotot nudo që dërgohen në Messenger. Më pas kjo përmbajtje do të bllokohet nga Facebook që të mos postohet.

Kjo mund të duket e pazakontë, por Facebook thotë se përdoruesit nuk kanë përse të shqetësohen sepse vetëm përdoruesi do të ketë akses në fotot të cilat do të procesohen dhe më pas do të fshihen menjëherë pa mundësi rikuperimi.

Pra nëse shqetësoheni se dikush që i keni dërguar foto nudo më përpara do i postojë ato në Facebook, ju mund t’i postoni fillimisht në platformë, e cila më pas do i bllokojë fotot.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook