Kompania Facebook i ka kërkuar falje familjes së mafiozit italian Toto Riina, për fshirjen e postimit për ngushëllim, pas vdekjes së tij javën e kaluar.

Disa përdorues ishin ankuar se postimet e bëra nga dhëndri i “Totos” shkelnin rregullat e rrjetit social, dhe si rrjedhojë Facebook e kishte fshirë.

Pas rivlerësimit, Facebook ktheu postimet në profil dhe kërkoi falje. Kreu i Cosa Nostra Toto Riina vdiq javën e kaluar në Parma, në moshën 87-vjeçare.

Mbetjet e tij mortore mbërritën sot në Sicili. Familja organizoi një varrim privat në qytetin Corleone, një çerdhe e mafias, e cila u bë e njohur nga filmi “Kumbari”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook