Ndoshta gjeniu më i madh ushtarak i botës së lashtë, mbreti-luftëtar Aleksandri III i Maqedonisë (356-323 pes) pushtoi territoret që shtrihen nga Greqia tek Egjipti dhe përmes Turqisë së sotme, tek Irani dhe Pakistani.

Duke kombinuar sukseset e fushbetejës me strategjinë e ndërtimit të mbretërisë, Aleksandri e kaloi mbretërimin e tij 13-vjeçar duke punuar për të bashkuar Lindjen dhe Perëndimin, nëpërmjet forcës ushtarake dhe shkëmbimit kulturor.

Reputacioni i Aleksandrit u rrit kaq shpejtë, sa rreth kohës së vdekjes së tij në moshën 32 vjeçare, ai shihej si një njeri por me tipare hyjnore. Nuk është gjithmonë e mundur të ndash faktet nga sajimet, tek tregimet rreth Aleksandrit, por ja tetë detaje pikante nga jeta e Aleksandrit.

1. Ai mësoi nga Aristoteli, por kishte konflikt me filozofë të tjerë të famshëm.

Babai i Aleksandrit, Filipi i II i Maqedonisë, punësoi Aristotelin, një nga filozofët më të mëdhenj të historisë, të edukojë princin 13-vjeçar. Pak dihet për tutelën tre-vjeçare të Aleksandrit, por me sa duket nga fundi, qasja e mençur ndaj kësaj bote e Aristotelit kishte penetruar tek ai. Sipas legjendës, ndërsa ishte ende një princ në Greqi, Aleksandri kërkoi të famshmin asket, Diogjen Cinikun, i cili refuzonte të mirat sociale dhe flinte në një vaskë të madhe balte. Aleksandri iu afrua mendimtarit në një shesh publik, duke i kërkuar nëse kishte ndonjë gjë që ai, me pasuritë e tij të mëdha, mund të bënte për të.

“Po,” u përgjigj Diogjeni, “largohu pak, se më ke bllokuar Diellin”. Aleksandri, i magjepsur nga refuzimi i Diogjenit, i tha: “Nëse unë nuk do te isha Aleksandri, do të kisha dashur të isha Diogjeni”. Vite më vonë, në Indi, Aleksandri do të pezullonte pushtimet ushtarakë për të pasur diskutime të gjata me gymnosofistët, “filozofët e zhveshur” nga Besimet Hindu ose Jain, të cilët injoronin kotësinë dhe veshjen njerëzore.

2. Në 15 vite pushtimesh, Aleksandri kurrë nuk humbi një betejë të vetme.
Taktikat ushtarake dhe strategjitë e Aleksandrit të Madh studiohen ende sot në akademitë ushtarake. Nga fitorja e tij e parë në moshën 18 vjecare, Aleksandri fitoi një reputacion që i udhëhiqte njerëzit e tij për në betejë me shpejtësi mbresëlënëse, duke lejuar forcat më të vogla që të arrinin dhe thyenin vijat e armikut, para se armiqtë të ishin gati. Pasi siguroi mbretërinë e tij në Greqi, në 334 para Krishtit Aleksandri kaloi në Azi (Turqinë e sotme), ku fitoi një seri betejash me persët nën Dariusin e III. Celësi i fitoreve të Aleksandrit ishte falanga e fuqishme maqedonase 15,000-she, njësitë e të cilës nxirrnin jashtë loje luftëtarët persë, që zotëronin shpatat me heshta të gjata.

3. Ai emërtoi më shumë se 70 qytete sipas vetes – dhe një sipas kalit të tij.

Aleksandri i përkujtoi pushtimet e tij duke themeluar dhjetëra qytete (zakonisht të ndërtuara rreth kalave të mëparshme ushtarake), të cilat ai i quajti të gjithë Aleksandri. Më i famshmi i këtyre, i themeluar në grykën e Nilit në 331 para Krishtit, është sot qyteti i dytë më i madh i Egjiptit. Aleksandritë e tjera i kanë gjurmët në rrugën e përparimit të ushtrive të tij, përmes Turqisë së sotme, Iranit, Afganistanit, Taxhikistanit dhe Pakistanit.

Pranë vendit të betejës në lumin Hydaspes- fitorja e kushtueshme e fushatës së tij indiane-Aleksandri themeloi qytetin e Bucephala-s, të emërtuar sipas kalit të tij të preferuar, i cili ishte plagosur për vdekje në betejë.

4. Kur Aleksandri u takua me gruan e tij të ardhshme Roxanne, ajo ishte dashuri në shikim të parë.
Pas pushtimit të tij spektakolar në 327 para Krishtit, të Sogdian Rock, në dukje një fortesë e pathyeshme malore, Aleksandri 28-vjeçar po hetonte robërit e tij, kur i kapi syri Roxannën, vajzën adoleshente të një fisniku Bactrian. Menjëherë më pas, në një ceremoni martese tradicionale, mbreti ndau në dy feta me shpatën e tij një copë bukë, e më pas e konsumoi me nusen e tij të re. Disa muaj pas vdekjes së Aleksandrit, Roxanne lindi djalin e vetëm të çiftit, Aleksandrin e IV-t.

LEXO EDHE:  Njihuni me fshatin e Shqipërisë ku fshihet thesari i Aleksandrit të Madh

5. Aleksandri vinte erë të mirë
Tek “Jeta e grekëve fisnikë dhe romakëve” e Plutarkut, shkruar 400 vjet pas vdekjes së Aleksandrit, thuhet se “një aromë më se e pranueshme” buronte nga lëkura Aleksandrit, dhe se “fryma e tij dhe gjithë trupi ishin aq aromatikë, saqë parfumonin rrobat të cilat ai kishte veshur”. Detaji i faktorit të nuhatjes ishte pjesë e një tradite, e cila filloi gjatë jetës së Aleksandrit, duke përshkruar atributet hyjnore të mbretit pushtues. Vetë Aleksandri e quajti haptazi veten Bir të Zeusit gjatë një vizite në Sivah në vitin 331 para Krishtit.

6. Pas i mposhti persët, Aleksandri filloi të vishej si ata
Pas gjashtë vitesh sulmesh gjithnjë e më thellë në perandorinë perse, në 330 para Krishtit Aleksandri pushtoi Persepolis-in, qendra për një kohë të gjatë e kulturës persiane. Kuptoi se mënyra më e mirë për të ruajtur kontrollin e persëve ishte që të vepronte dhe sillej si ata. Aleksandri filloi të vishte bluza të gjata me shirita, brezin dhe kurorën e veshjes mbretërore perse –duke i llahtarisur puritanët në vendin e tij, Maqedoni. Në 324 ai bëri një martesë masive në qytetin pers të Suzës, në të cilën ai i detyroi 92 udhëheqës maqedonas që të martoheshin me gra perse (Aleksandri vetë u martua me dy, Stateira dhe Parysatis).

7. Shkaku i vdekjes së Aleksandrit mbetet një nga misteret më të mëdha të botës së lashtë
Në 323 para Krishtit Aleksandri i Madh ra në shtrat pasi piu një tas me verë në një darkë. Dy javë më vonë, sundimtari 32-vjeçar vdiq. Duke pasur parasysh se babai i Aleksandrit ishte vrarë nga truproja e tij, dyshimi ra mbi ata përreth Aleksandrit, më së shumti mbi gjeneralin e tij të përgjithshëm, Antipater dhe të birin e tij, Antipater-it Cassander-i (i cili në fund të fundit do të urdhëronte vrasjet e të vesë së Aleksandrit dhe të të birit). Disa biografë të lashtë madje spekuluan se Aristoteli, i cili kishte lidhje me familjen e Antipater-it, mund të ketë qenë i përfshirë.

Në kohët moderne, ekspertët mjekësorë kanë spekuluar se malarja, infeksioni i mushkërive, problemet e mëlçisë ose ethet tifoide mund t’i kenë dhënë fund jetës së Aleksandrit.

8.Trupi i Aleksandrit u ruajt në një vaskë prej mjalti
Plutarku raporton se trupi i Aleksandrit ishte trajtuar fillimisht në Babiloni nga balsamosës egjiptianë, por Krye-egjiptologu Viktorian A. Vallis Budge spekuloi se eshtrat e Aleksandrit u zhytën në mjaltë për të mënjanuar kalbjen. Një vit apo dy pas vdekjes së Aleksandrit, trupi i tij u kthye mbrapsht në Maqedoni vetëm për t’u marrë dhe dërguar në Egjipt nga Ptolemeu I, një nga ish-gjeneralët e tij. Duke kontrolluar trupin e Aleksandrit, Ptolemeu kishte si qëllim që të shihej si pasardhës i perandorisë së tij.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook