Pasi u përfshi në një aksident të rëndë, reperi i famshëm shqiptar Asdren Gjikolli, i njohur ndryshe me emrin e artit Gjiko, fatmirësisht ka shpëtuar mrekullisht.

Mjeti me të cilin ai udhëtonte drejt Velipojës ku do të mbante një koncert, është përplasur me një kamion në brendësi të tunelit të Kalimashit.

Gjiko ka postuar foto të makinës së aksidentuar së aksidentuar dhe shkruan se vetëm falë Zotit është mirë.

“E Shrytzoj rastin me e falenderu Zotin qe ma dha edhe ni shanse me mujt me kone ktu nmesin e juaj. Me naten e promshit e kuptova qe kom shume njerz rreth vetit qe kan kurgjo tjeter pos dashni ❤ jom kthy ma i fort se kurr , gjithmone kom mu kon afer juve ! Shihem sonte ne Rahovec”, shkruan Gjiko, duke qetësuar kështu edhe fansat e tij.