Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku këngëtari Vilson Shaho është gjetur i vdekur në banesën e tij.

Nuk dihet ende shkaku i vdekjes së 63-vjeçarit, por nga dyshimet e para nga policia lidhet me shkaqet natyrale.

Policia bën me dije se familjarët ishin të shqetësuar pasi prej disa ditësh nuk kishin marrë asnjë përgjigje nga Vilsone dhe janë shokuar kur e kanë gjetur të vdekur.

Vilson Shaho ka mbaruar Akademinë e Arteve dhe ishte i njohur në Fier si këngëtar, kryesisht i kantos.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook