Liverpool realizoi përmbysje të jashtëzakonshme ndaj Barcelonës, duke fituar me rezultatin 4-0, ndërsa në ndeshjen e parë u mundën 3-0 në Spanjë.

Ndeshja në “Anfield” nisi me ritëm të lartë për vendasit, që arritën të shënojnë që në minutën 7’, falë Divock Origi, i cili shtyu në rrjetë një top të larguar nga Ter Stegen.

Pas këtij momenti faqja zyrtare e Barcelonës në Twitter publikoi një postim inkurajues për veten e tyre dhe tifozët.

“Ne do shënojmë, Liverpoolit i duhen PESË – dhe ne do e shënojmë një të paktën…dakord?”, shkruan klubi në faqen e vet dhe tifozët e miratojnë një zëri me komentet e tyre.

Gjithsesi rezultati në fund përmbysi të gjithë këtë parashikim, madje duke u turpëruar edhe më keq, duke pësuar edhe tre gola të tjerë, për këtë postimi është shpërndarë me mijëra herë në rrjetet sociale.