Deputeti socialist për Qarkun e Lezhës, Pjerin Ndreu i ka kushtuar disa fjalë të ndjera mikut të tij, Aleksandër Ndoka, vëllai i ish-kolegut të tij, Arben Ndoka.

Aleksandër Ndoka u ekzekutua gjatë orëve të para të mëngjesit të së shtunës, nga persona të paidentifikuar me 14 plumba.

Ai u përcoll gjatë ditës së djeshme për në banesën e fundit. Miku i tij, Pjerin Ndreu ka postuar një mesazh prekës në faqen e tij në “Facebook”, ku i jep lamtumirën e fundit 48-vjeçarit, i cili ishte këshilltar i PS në Bashkinë e Lezhës.

Mesazh i Ndreut
Miku im i shtrenjte, lamtumire!
Ty ketu ne shpirt te kam ta dish!
Fati po na ndan sot pa meshire,
Po diku do te shihemi serish.
Lamtumire, mik, pa fjale e lote!
Vetullat t’i ngrysesh s’ke perse,
Vdekja s’eshte e re ne kete bote,
As te rrosh nuk eshte gje e re. Esenin

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook