Pas deklaratave të kandidatit për kryeprokuror Artur Selmani, që arsyeton 10 mijë dollarë të fituara në bixhoz, vjen reagimi i Përparim Kabos.

Profesor Kabo njihet për pyetjet provokuese që bën, dhe në këtë rast ai komenton kandidatin Selmani.

Përparim Kabo në postimin e tij në facebook, shprehet se sa banale ka arritur situata ku në ditët e sotme të lejojnë të bëhesh dhe kryeprokuror, pa marrë parasysh veset e këqija të basteve sportive që ai mund të ketë.

Sipas tij kohë më parë nuk bëhej fjalë që as të punësohej, e jo më të udhëheqësh drejtësinë e një shteti të tërë.

Postimi i plotë i Kabos:

“Kur një person thotë më bëni Krye- prokuror-Krye se pasurinë e kam bërë me lojëra fati…kjo do të thotë ndryshe që fatin tonë si njerëz dhe si atdhe ta luajmë në kazino….eh more shpirt i tregëtuar deri ku ke mbritur….Dikur në kohën e Mbretërisë edhe në punë nuk të mernin nëse kishe vese të tilla pa le të të jepnin kredi në bankë apo të të bënin Krye-prokuror-Krye….modernitet banal ky i sotmi…”.

 Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook