Këngëtari i njohur me origjinë australiane, Faydee është kritikuar nga fansat e tij në “Instagram” për bashkëpunimin e sjellë së fundmi me Luana Vjollcën.  Ata nuk ngurrojnë të shprehen se kjo e fundit nuk është aspak këngëtare.

“Zëri i Faydee është i mrekullueshëm dhe i bukur ndërsa kur këndon ajo më dhembin veshët”– ka shkruar një ndjekës i këngëtarit. “E dua muzikën tënde, por kjo nuk ishte artistja më e mirë shqiptare me të cilën mund të bashkëpunoje”– ka shkruar një tjetër.

“Kënga do të ishte shumë më mirë pa zërin e saj. Faydee është një artist i mrekullueshëm dhe nuk e kuptoj se çfarë e shtyu të bashkëpunonte me të”– ka vijuar një i tretë.  “Çfarë po bën? Ajo nuk është këngëtare. Më vjen keq për ty. Thjesht prit pjesët ku ajo këndon dhe dëgjoje”– ka komentuar një tjetër ndjekës.

Megjithatë, “Yalla Habibi”, e cila është postuar ditën e shtunë, ka arritur të marrë brenda pak ditësh në platformën YouTube plot 2.2 milionë shikime.