Sipas agjensisë britanike të Luftës ndaj krimit alarmi bie për bandat shqiptare të cilat kanë ardhur në rritje dhe tashmë kanë në dorë kontrollin e tregut të kokainës në dorën e tyre.

Mathew Horne u shpreh për BBC se grupet shqiptare të trafikut të kokainës që janë kthyer në padronë, përbëjnë një kërcënim vërtet serioz përsa i përket shtetit britanik. Ai shprehet se grupet shqiptare janë prototipet e atyre bandave që nuk ndalen përpara asgjëje dhe askujt, vetë që qëllimet e tyre të arrihen.

“Kur flasim për grupet kriminale shqiptare, ato vërtetë janë një grup i vogël në numër, por me një ndikim dhe impakt të madh. Kemi vënë re shfaqjen e dhunës kur vjen puna tek ushtrimi i kontrollit në tregtinë e drogës nga këto grupe. Ndaj ne jemi duke reaguar në mënyrë specifike me partnerët tanë për t’i eliminuar ato. Ka disa procese gjyqësore ndaj tyre momentalisht në gjykatat britanike dhe kemi sekuestruar sasi të mëdha parash nga këto grupe, por është rritja e ndjeshme e përdorimit të dhunës krahas tregtisë së drogës që përbën shqetësim më të madh”, deklaron Horne.