Në ka një pjatë shqiptare që të hap menjëherë oreksin dhe nepsin për ta shijuar, ajo është fërgesa, një traditë e hershme e kuzhinës shqiptare.

Traditë e Shqipërisë së Mesme kryesisht, por e gatuar me mjeshtëri nga amvisat në të gjitha trevat shqiptare, fërgesa mbetet një nga recetat më të shijshme të kuzhinës tradicionale shqiptare.

Përbërësit 

4  kokrra domate

4-5 speca te gjelbër

3 thelpinj hudhër

Kripë

Piper

Vaj ulliri

6 lugë gjizë

Spec djegës

Përgatitja 

Pastrojmë me ujë të rrjedhshëm domatet dhe specat.

Specat i presim në rrathë të hollë ose në shirita.

Vendosim një tigan të madh në zjarr. Shtoni në të vajin e ullirit dhe specat.

Shtoni hudhrat e grira ose të shtypura dhe lërini bashkë të skuqen për pak duke i kaurdisur.

Domatet i grijmë në rende për t’i bërë si pure ose i kalojmë në mikser.

Purenë e domateve e shtojmë tek tigani ku kemi specat.

Hedhim kripë dhe i lëmë të zjejnë derisa salca të jetë bërë e trashë dhe vaji ullirit të dalë në sipërfaqe.

Në këtë moment , fërgesën e heqim nga zjarri, i shtojmë gjizën e kavërdisim për 2 apo 3 minuta.

Më pas shtojmë piperin djegës e kaurdisim, e heqim nga zjarri dhe fërgesa është gati për t’u servirur.