Kryeqyteti u kthye sot në qendrën e festimeve të Ditës së Verës, ku mijëra qytetarë të të gjitha moshave iu bashkuan aktiviteteve të shumta festive të organizuara nga ana e Bashkisë së Tiranës që nisën që në orët e para të ditës.

Erion Veliaj e nisi ditën duke mbjellë pemë me fëmijët në Parkun e Liqenit, ndërsa për qytetarët festa nisi me muzikë të luajtur nga DJ tek Liqeni Artificial dhe paradën e fëmijëve të shkollave nga që u bënë pjesë e Karnavaleve të Tiranës nga sheshi “Skënderbej” drejt Liqenit Artificial.

uk munguan as varkat dhe kanoet për argëtim si dhe sport të lirë të qytetarëve te Liqeni Artificial. Këngëtarët Arilena Ara, Sidrit Bejleri, Eneda Tarifa, Lorenc Hasrama, Fifi, Denisa Gjezo&Band dhanë shfaqje dhe argëtim në zonën e dedikuar të rinjve në një koncert përballë kryeministrisë.

Po ashtu për të apasionuarit e muzikës moderne ishte menduar edhe koncerti “Summer on Pyramid”, tek sheshi përpara Piramidës me Dee Jay, Dj Aldo, DjSardi, Dj Mickey, Chriss V, VinVeli, Abel Dj.

Natyrisht që “qershia mbi tortë” në këto festime ishte “Tirana Open Air Shoë” ku një nga pilotët më të mirë në botë, Martin Sonka, dhuroi një shfaqje në qiellin mbi Sheshin “Skënderbej” me aeroplanin e tij sportiv. Por natyrisht që festa nuk ka mbaruar ende, pasi pasdite deri në mesnatë do të ketë tjera aktivitete.

LEXO EDHE:  "Dita pa makina" në kryeqytet: Veliaj prezanton "flotën" e tij të parë

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1217″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook