Si një prej figurave më të njohura të gazetarisë shqiptare, të pakta janë gjërat që dimë për jetën private dhe të shkuarën e Blendi Fevziut.

Moderatori, i cili prej 20 vitesh drejton emisionin “Opinion”, mban një profil modest lidhur me publikimin e detajeve për jetën e tij.

Megjithëse deri më sot ai e ka mbrojtur me fanatizëm jetën private, i ftuar në një emision ai ndau me publikun për herë të parë një për të cilën nuk kishte folur kurrë.

I pyetur nëse kishte qenë ndonjëherë në minierën e Bulqizës, moderatori ju përgjigj që jo, mirëpo për pak edhe ai mund të kishte përfunduar si minator. 

Kontaktin e parë jo të drejtpërdrejtë me minierën, Blendi e kishte patur kur kishte qenë në vitin e dytë të gjimnazit. Ai tregoi që në atë kohë kishin filluar të zhvilloheshin disa spektakle dhe si çdo i ri, kishte blerë bileta për të ndjekur njërin prej tyre.

“Ishte viti 1996 dhe kisha blerë dy bileta për në një shfaqje, për vete dhe një shoqen time. Vesha një palë pantallona të ngushta për t`i bërë asaj përshtypje, meqë sapo kisha nisur të shoqërohesha me të. Te dera e shfaqjes më ndaluan.

Më thanë: Ku shkon me këto pantallona? Dikujt aty i prenë flokët. Ne po bërtisnim. Na çuan në Komitet të nesërmen. Na sorollatën katër orë, pastaj një zotëri nga të pushteti që nuk ia përmend emrin se është person me pozitë, tha:

-Ç`i ke këto pantallona?

-I kam marrë me postë i thashë, kam paguar doganë dhe ndërkohë që ia përsërisja këtë ai më tha:

-Qërohu maskara në minierë do përfundosh. Dhe vizitën e parë në minierë e bëra në 1991-shin. Kam hyrë thellë në minierë për shkak të një proteste të grevistëve”, e mbylli Blendi historinë e shoqes së rinisë së hershme dhe minierës.

LEXO EDHE:  Ofertë e çuditshme Blendi Fevziut, Më kanë ardhur me një çantë me pagesën e një viti

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook