Policia e Fierit ka arrestuar një 35-vjeçar pasi mashtroi një shtetase për një periudhë 1 vjeçare duke i marrë 8 mijë euro.

Njoftimi i policisë:

K.Ç, 35 vjeç, banues në Vlorë. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”.

Shtetasi K.Ç, për një periudhë një vjeçare, i ka marë një shtetaseje me anë të mashtrimit shumën prej rreth 8 mijë euro.