Një aksident ka ndodhur sot në qytetin e Fierit, ku kanë mbetur të plagosur 2 pasagjerë.

Aksidenti ka ndodhur në aksin Fier-Kraps, ku drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin si pasojë e shpejtësisë së lartë, duke lënë të plagosur dy pasagjerët.

Njoftimi i policisë:

“Mjeti  tip “Opel” me drejtues Ledio Hysenaj 23 vjeç humbi kontrollin duke dalë nga rruga e për pasojë  janë dëmtuar pasagjerët, shtetasit S.T, 22 vjeç dhe F.H, 22 vjeç, banues në Fier, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.”

Blutë e qytetit të Fierit arrestuan shoferin Ledio Hysenaj, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook