Luka Modric është shpallur lojtari më i mirë i FIFA-s.

Për herë të parë një futbollist kroat fiton çmimim më prestigjioz në rangun individual të dhënë nga institucioni më i lartë i futbollit botëror.

Mes kandidaturave, ishin Mohamed Salah, Kristiano Ronaldo dhe Luka Modriç. Pasi u shpall lojtari më i mirë i sezonit të kaluar në Champions League, kroati e mposht sërish portugezin, tashmë edhe në Çmimin e lojtarit më të mirë të vitit, dhënë nga FIFA.

Modric ka falënderuar të gjithë duke përshëndetur në tri gjuhë; anglisht, spanjisht dhe kroatisht.

FIFA gjithashtu ka zgjedhur edhe formacionin më të mirë të vitit, ajo që bie në sy është pa dyshim dominimi i ‘yjeve’ të Realit që përfaqësohet me 5 lojtarë pothuajse gjysma e skuadrës.

Ndërsa vlen të theksojmë që talenti dhe njëkohësisht kampioni i botës Mbappe është për herë të parë pjesë e kësaj 11-she.

  1. David de Gea
  2. Dani Alves
  3. Varane
  4. Sergio Ramos
  5. Marcelo
  6. Modric
  7. Kante
  8. Eden Hazard
  9. Lionel Messi
  10. Mbappe
  11. Cristiano Ronaldo