Filloreta Raçi ose e njohur ndryshe me emrin e artit Fifi është një ndër këngëtaret më të pëlqyera të momentit. 

Shumë e kritikojnë Fifin për peshën e saj, të tjerë e duan për vokalin e saj. Në fakt, vetë Fifi këtë pjesë nuk e ka pasur asnjëherë kompleks. Në çdo dalje të saj në intervista apo studio televizive, ajo e thotë gjithmonë se nuk e ka aspak problem peshën e saj.  

Ndërkohë në një postim në Instagramin e saj Fifi ka qenë mjaft e drejtpërdrejtë këtë herë me fenomenin shqetësues siç është bullizmi. Në videon e postuar këngëtarja shihet duke kënduar këngën “Beautiful” të Flori Mumajesit duke i kthyer kështu përgjigje të gjithë kritikuesve që merren me peshën e saj. 

“Unë jam e bukur. Ju përshëndes të gjithëve ju që më keni nisur mesazhe të llojit ‘je si lopë, je shumë e trashë, je veshur shumë keq, je shumë e shëmtuar, je shumë kështu, je shumë ashtu.’ Mbase sot mund të bëjë zhurmë kjo thirrja ime kundër bullizmit. Më besoni që nuk është vetëm për mua. Po nanusha, jam shumë e bukur, ndihem e bukur dhe ndihem e veçantë”, ka shkruar Fifi pranë videos së postuar në Instagram.