Autoriteti i Medieve Audiovizive vendosi që të shtyjë me 30 ditë fikjen e sinjalit analog për Tiranën, Durrësin dhe Vlorën, nga data 1 shtator siç ishte përcaktuar.

Kryetari i AMA-s, Gentian Sala deklaroi në një deklaratë përpara medieve se mbyllja e sinjalit analog për këto qytete do të bëhet në datën 1 tetor.

Sipas Salës, vendimi u mor pas një sondazhi të bërë, ku rezultoi se shumica e shqiptarëve vijojnë të shohin ende transmetimet analoge.