Joker ka kaluar 1 miliard dollarët në shitje biletash në mbarë globin, këtë fundjavë, duke u bërë i pari film i vlerësuar në kategorinë R.

Ai ka arritur shifrën e 1 miliardë dollarëve arkëtime pavarësisht se është ndaluar në Kinë, ku filmat me përmbajtje dhune, mund të bllokohen.

Filmi me regji të Tod Philips konsiderohet si kandidat për “Oskar” dhe ka shkaktuar po ashtu edhe polemika për mënyrën se si e portretizon sëmundjen mendore dhe dhunën.