Historia e një shqiptari i cili është filmuar teksa kërcënon me thikë bashkëshorten e tij me thikë, është bërë jehionë në mediat britanike.

Bëhet fjalë për shtetasin Ardian Rragami 47-vjeç i cili  u ekstradua për herë të parë nga Britania në Shqipëri në vitin 2009 për të vuajtur një dënim 15-vjeçar për vrasjen e fqinjit të tij, në vitin 1998 në qytetin e Shkodrës.

Rragami nuk dorëzohet dhe pasi kryen dënimin me 4 vite burg tenton sërish dhe arrin të rifutet në tokën britanike dhe martohet me gruan e tij britanike Chrysoulla Michaels, prindër të dy vajzave 13 dhe 15 vjeçe.

Fotot në të cilat Rragami agesivisht kërcënon me thikë bashkëshorten e tij kanë mbushur faqet e para të gazetave britanike, ndërkohë edhe dëshmia e 49-vjeçares Chrysoulla  Michaels  rrënqeth teksa ka rrëfyer për mediat tmerrin dhe panikun që ka përjetuar.

“Ardiani ka përdorur të drejtën e tij për një jetë familjare që të qëndrojë këtu. Kam ngecur e mbërthyer tek ai dhe derisa të deportohet nuk do ndalet kurrë”, tha ajo për The Sun