Uatfordi do të luajë një ndeshje të rëndësishme për Kupën e Anglisë me Mançester Sitin. Në një intervistë të pazakontë, kapiteni i Uatfordit, Heureljo Gomes ka zbuluar për “Dailymail” se 11 familjarë të tij po vijnë ta shikojnë, megjithëse ai nuk është i sigurt nëse do të luaj.

“11 familjarë po vijnë të më shikojnë, 6 vëllezër dhe 4 motra, përfshirë edhe mamanë time. Njëri prej vëllezërve nuk mund të vinte dot. Po fluturojnë nga Brazili. Nuk e di nëse do të luaj, por unë nuk pres asgjë”, u shpreh fillimisht Gomes. Portieri i parë i Uatfordit është Ben Foster. Gomes nga ana tjetër zbulon se çfarë dëshiron të bëj pas futbollit.

“Dua të shërbej si pastor, dua të ndihmoj njerëzit. Dua të jem në shtëpi në Brazil përsëri, por edhe rreth botës duke ndihmuar njërëzit. Zoti do të më tregojë çfarë duhet të bëj. Feja ka qenë gjithmonë e rëndësihme në jetën time”, shprehet portieri 38 vjeçar.