Juventus-Real Madrid nuk do të jetë një finale si gjithë të tjerat në Champions League. Për herë të parë, 90 minutat e fundit të kompeticionit më të rëndësishëm evropian, do të zhvillohen në një impiant plotësisht të mbuluar. 

Lajmi konfirmohet nga UEFA, që ka vendosur të mbyllë “çatinë” e stadiumit “Millennium”. Ky veprim përfshihet në masat ekstreme të sigurisë që po ndërrmerren në luftën kundër terrorizmit.

Një vendim i tillë është marrë sepse ekziston frika se mund të ndërmerren sulme nga ajri përmes “drone”-ve.