Kryeministri Edi Rama iu ka uruar të gjithë shqiptarëve një ditë të mbarë me një foto të shpërndarë nga Financial Times, e përzgjedhur si foto e ditës.

Në foton e prestigjozes britanike, paraqitet një pamje e mrekullueshme nga një mbrëmje e kthjellët në fshatin Bizë të Durrësit.

Rama thekson se sezoni turistik i Shqipërisë, si në bregdet, ashtu dhe në zonat malore, po vlerësohet gjithnjë e më tepër nga të huajtë.

“MIRËMËNGJES 😀 dhe me këtë foto të veçantë të Bizës, përzgjedhur nga Financial Times si foto dite, përmes së cilës vlerësohet sezoni fantastik turistik i Shqipërisë këtë vit si në bregdet ashtu dhe në zonat e mrekullueshme malore, ju uroj një ditë të mbarë 🌹”, shkruan Rama në “Facebook”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook