Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Fiter Bajramit.

Kreu i Qeverisë ka zgjedhur pamje të Xhamisë së Namazgjasë, e cila sipas tij është drejt përfundimit, për të uruar besimtarët myslimanë.

“MIRËMËNGJES 😃 dhe me këtë pamje të Xhamisë së Namazgjasë, punimet për të cilën po ecin shpejt drejt përfundimit, ju uroj GËZUAR BAJRAMIN 🙏”, shkruan Rama në mesazhin e tij të urimit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook