Drejtsia Italiane ka dhënë verdiktin përfundimtar pas një hetimi mjaftë të gjatë për një bandë e cila trafikonte lëndë narkotike nga Shqipëria në Itali. Kreu i kësaj bande ishte shqiptari Rigent Borkaj.

Sipas mediave italiane gjykatësi Massimo Deplano la në burg rreth 11 vite Rigent Borkaj i njohur si Genti si dhe dha për njërin nga bashkëpuntorët e tij Konjoni Zija rreth 8 vite burgim.

Shtetasit shqiptarë së bashku me një shtetas italian e transportonin drogën në rrethinat e xhenovas.

Nga hetimet e policisë italiane dhe përgjimet rezulton se Rigent Borakaj ka ndërtuar në Shqipëri një shtëpi me vlerë 300 mijë euro si dhe ka kursyer edhe 100 mijë euro të tjera nga ky aktivitet.