Dita e djeshme solli një fitore historike për shqiptarë e Malit të Zi, pasi në zgjedhjet që u zhvilluan për drejtimin e komunës së Tuzit partitë e bashkuara shqiptare në emrin “Forumi Shqiptar” fituan bindshë, duke bërë që për herë të parë shqiptarët të qeverisen të lirë nga një shqiptar.

 

Në lidhje me fitoren e shqiptarëve në Tuz ka reaguar dhe zv/ ministri i ri në detyrë Gent Cakaj.

Përmes një postimi në Twitter Cakaj ka shkruar se Cakaj e ka përshëndetur fitoren historike, dhe se sipas tij Tuzi veç fitores përcjell edhe një mësim të vlefshëm për të gjithë.

“Tuzi na dha një mësim të vlefshëm se përtej logove, bindjeve politike apo protagonizmit, vetëm të bashkuar mund t’i shërbejmë interesave të shqiptarëve. Urimet më të përzemërta koalicionit “Forumi shqiptar” për rezultatin historik”.