Halle Berry nuk ka mohuar akuzat që ka bërë kundrejt ish-partnerit të saj Gabriel Aubry që kanë dalë nga gjykata.

Ish-çifti të cilët janë në gjyq që prej vitit 2011 duket se nuk kanë patur aspak një marrëdhënie të shëndetshme. Në dokumentat e gjykatës thuhet se Halle Berry ka akuzuar Aubry për incest.

Fituesja e çmimit “Oscar” pretendon se ish i dashuri i saj ka patur një lidhje intime me një pjesëtare të familjes së tij gjë që shkatërroi marrëdhëniet e tyre seksuale.

53-vjeçarja zbuloi se ajo dhe Gabriel bënin seks vetëm 3 herë në vit dhe kjo nuk ishte aspak një lidhje e shëndetshme. Kujtojmë se dyshja të cilët janë ndarë në vitin 2010, janë edhe prindër të një vajze.