Fizikani i famshëm Stephen Hawking dhe multi-miliaderi Elon Musk janë në të njëjtin mendim kur bie fjala për kërcënimin që “Inteligjenca Artificiale” paraqet për racën njerëzore.

Hawking shprehet mjaft i shqetësuar në intervistën e fundit që i ështe bere ku sipas tij robotët po arrijnë një nivel të lartë zhvillimi, që do ti lejojë të “mbizotërojnë mbi racën njerëzore”.

Ai parashikon dhe ka frikë duke thënë: “Kam frikë se inteligjenca artificiale mund të zëvendësojë krejtësisht qeniet njerëzore. Ata do të krijojnë një formë e re jete që tejkalon njerëzit”

Tetorin e kaluar, ai tha se nuk beson se ekziston një dallim i madh midis asaj që mund të arrijë truri i njeriut dhe asaj që mund të arrijë një kompjuter.

Pak pas kësaj Hawking tha në një intervistë me “BBC” se robotët mund të sjellin fundin e racës njerëzore.

Stephen Hawking është një prej fizikanëve më të njohur në botë. Ai ka bërë zbulime të rëndësishme mbi kozmologjinë dhe u bë i njohur nëpërmjet librave të tij shkencorë mbi fizikën moderne.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook