Dhjetëra qytetarë çamë, kanë protestuar para amvasadës greke në Tiranë kundër marrëveshjes Shqipëri-Greqi, për emrin “Çamëri”.

Në këtë protestë të zhvilluar dje, morën pjesë Shoqata ‘Çamëria’, Partia Drejtësi Integrim, përfaqësues të Republikës së vetëshpallur në Maqedoni “Ilirida’, si dhe kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi dhe Mesila Doda.

Me flamuj kuqezi por edhe me plisa të bardhë, qytetarët çamë kanë marrë pjesë në protestë, duke kërkuar transparencë për marrëveshjen Shqipëri-Greqi.

Por ngjarja nuk ka mbetur pa u raportuar edhe në mediat greke.

“Shqiptarët po mundohen me çdo mënyrë të vendosin Çamërinë në temën e bisedimeve mes dy ministriave të jashtëm të dy vendeve. Këtë herë ata u përpoqën të bëjnë diçka ndryshe, u mblodhën jashtë ambasadës greke në Tiranë për të protestuar. Ata madje i kërkuan Greqisë të kërkojë falje për gjenocidin e shkaktuar ndaj çamëve,” shkruan ProtoThema.

“Çamët në protestën e zhvilluar në Tiranë, i barazuan politikanët grekë me Joseph Gaibels (politikan nazist në kohën e Hitlerit),” shkruan media tjetër greke ANT1.

asg

sdgag

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook